Cilat janë partitë që kanë kërkuar regjistrimin në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë

22 Korrik 2024 | 11:42

Shtatë forca politike kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 4 gushtit që do të mbahen në Himarë.

Shtatë prej subjekteve politike u regjistruan më herët, ndërsa Partia Demokratike e ka bërë kërkesën për regjistrim e fundit.

Kujtojmë se dy kandidatët që do të garojnë në zgjedhje janë Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.

Forcat politike që kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
  2. Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)
  3. Partia e Lirisë (PL);
  4. Partia republikane (PR);
  5. Partia Demokristiane (PDK);
  6. Partia Balli Kombëtar (PBK);
  7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
  8. Fryma Re Demokratike (FRD);

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026