Çmimet e ushqimeve në rënie, FAO: 8% më shtrenjtë se në 2021, prodhimi do bjerë
Çmimet globale të ushqimit u ulën për të pestin muaj radhazi në gusht. Megjithatë në raport me vitin e kaluar, ato janë 7.9% më ta larta, deklaron Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Çmimet globale të ushqimeve janë ulur në gusht. Në raportin mujor që nxjerr Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, ulja u regjistrua për të pestin muaj radhazi në gusht. Në raport me korrikun, ulja e çmimit të produkteve bazë ishte 1.9%.
Kështu drithërat ranë me 1.4%, ndikuar nga prodhimi në SHBA dhe hapja e porteve në Ukrainë.
Vaji u ul me 3.3%, për shkak të taksave më të ulëta të eksportit, ndërsa sheqeri u kuotua më lirë, kryesisht nga niveli i lartë i eksporteve në Indi dhe çmimet më të ulëta të etanolit në Brazil.
Edhe mishi regjistroi rënie me 1.5% nga korriku, për shkak të disponueshmërisë së eksporteve globale, dhe kërkesës së ulët në disa vende eksportuese.
Me gjithë trendin në rënie, çmimet globale të ushqimeve janë 7.9% më të shtrenjta se vitin e kaluar, ndërsa FAO pret që prodhimi i drithërave të ulet në vazhdim.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta