Çmimi Pashko Gjeçi| Çdo vit mbështetje për 2 vepra të përkthyera nga gjuha italiane
Instituti Italian i Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kanë hapur thirrjen për projektin “Çmimi i Përkthimit”, i cili do të titullohet edhe si “Çmimi Pashko Gjeçi” në nder të punës së tij të përkthimit nga gjuha italiane në gjuhën shqipe.
Kjo nismë synon të promovojë letërsinë italiane në shqip dhe të vlerësojë punën e përkthyesve letrarë në Shqipëri dhe Kosovë.
“Kjo nismë jo vetëm që përhap letërsinë italiane në botën shqipfolëse, por krijon edhe një platformë thelbësore për të mbështetur dhe vlerësuar punën e përkthyesve të talentuar. Duke ia dedikuar çmimin Pashko Gjecit, i bëjmë homazh një figure të nivelit të lartë të letërsisë dhe kulturës shqiptare, i cili me përkthimin e Dantes u bë pishtar i përsosmërisë ndërkulturore”, tha Alessandro Ruggera, drejtor i Institutit Italian të Kulturës.
Çmimi do t’u jepet dy përkthyesve të gjuhës shqipe dhe do të mbështesë përkthimin dhe botimin e veprave italiane të pabotuara ende në gjuhën shqipe.
“Çmimi nuk është vetëm për të nderuar figurën e Pashko Gjeçit, por përmes kësaj ne forcojmë shumë edhe lidhjet me një kulturë që i ka dhënë shumë kulturës shqiptare, siç është kultura dhe letërsia italiane. Përmes këtij çmimi çdo vit do t’u japim mundësi dy veprave që nga gjuha italiane të vijnë në gjuhën shqipe”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtuese e QKLL-së.
Thirrja u hap me 31 korrik dhe do të finalizohet gjatë tetorit, në Javën e Gjuhës dhe Kulturës Italiane, ku do të shpallen dhe fituesit e këtij çmimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor
- 09:42 Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
- 09:30 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare