“Dalja për një kafe konsiderohet luks i paarritshëm”, pensionistët e Vlorës tregojnë jetesën

16 Mars 2026 | 15:37

Pensionet e ulëta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetesën për të moshuarit në Vlorë, të cilët shpesh nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet bazë mujore. Me të ardhura minimale dhe kosto në rritje për energjinë, ujin dhe ilaçet, shumë pensionistë e kalojnë ditën duke ecur në qytet, pasi aktivitetet sociale dhe argëtimi mbeten luks i paarritshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar në qarkun e Vlorës llogaritet rreth 20 mijë lekë në muaj, ndërsa një pjesë e madhe e pensionistëve marrin edhe më pak. Kjo i detyron të përballojnë me vështirësi faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ilaçet, ndërsa ushqimi mbetet i kufizuar vetëm tek produktet më bazë. Në qytet jetojnë rreth 52 mijë pensionistë që përballen me këto vështirësi ekonomike dhe sociale.

Pensionistët tregojnë se pas pagesës së detyrimeve mujore, të ardhurat nuk u lejojnë asnjë shpenzim tjetër. Dalja për një kafe ose drekë në restorant konsiderohet luks i paarritshëm. Një prej tyre rrëfen:

““Ja bëj këtë ecje se jam pensionist 72 vjeç, bëj këtë xhiro nga Çolia deri këtu e iki në shtëpi prapë e bëj çdo ditë. Ku ka mundësi unë 180 mijë mar pension, me kaq ha bukë me djathë e një kokërr domate kam, e gruan ajo mer 250, më të shtrënguar. Unë paguaj 100 mijë uje e drita. Pensionistët vetëm këtë ecjen kanë qelepir e janë në prag të vdekjes. Çfarë duhet bërë të rrojë qeveria, të rrojë Edi Rama që po e shtyp këtë popull aq keq, s’ka ku të vej më. O Zoti gazetar, s’ka ku të vej më.””, thotë një prej tyre.

Të moshuarit theksojnë gjithashtu se shpenzimet shëndetësore janë një barrë e rëndë, pasi një pjesë e ilaçeve nuk rimbursohen plotësisht.

“Marr 210 mijë lekë, dal ecje çdo ditë, as ilaçet si kam me rimbursim. Bëj 2 orë ecje. Radhe mund të ulem të pi ndonjë kafe”, thotë një pensionist.

Megjithëse ekzistojnë qendra sociale dhe shërbime mbështetëse nga pushteti vendor, shumë pensionistë preferojnë të mos i frekuentojnë ato, duke e kthyer ecjen në mënyrën e vetme për të kaluar kohën dhe për t’u takuar me bashkëmoshatarët.

“Ja bridh Vlorë-Skelë, se në kafe s’futemi dot se jemi pensionistë, aq pension marrim. Me të gjitha 250 mijë mar, as javën nuk e mbush, do paguaj ujë, ditë internet, televizor, do marë e ilaçet mbaruan këto. Çfarë dreke ore kubka, drekën e kur blejmë mish e djegim në tigan, të vijë erë shtëpia, jo për të ngrënë. Qeveria duhet të vej dorë te moshat e treta.”, thotë një tjetër.

Për ta, përditshmëria mbetet e kufizuar nga vështirësitë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar një jetesë më dinjitoze.

“Me vështirësi ja bëj vetëm ecje, s’kam mundësi të bëj gjë tjetër, marr 220 mijë. Si njohim fare drekat, restorantet, as një kafe nuk e pimë, dotë vetëm ecje”, thotë një nga pensionistët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026