Dashamir Shehi për financimet ruse: 32 vite politikë, rubla s’kam parë
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk mohoi “zullumet” që janë bërë në politikën shqiptare, siç i quajti ai, por tha se financimet ruse nuk i beson.
“Që këtu ka parti që marrin para ruse kjo është një përrallë kot fare. Unë nuk e besoj njëherë,” – deklaroi Shehi për Euronews Albania.
Sipas kreut të LZHK-së, ata që mbajnë mend rublat janë komunistët. Ai tha se në 32 vite politikë dollarë ka parë goxha, por rubla jo.
“I gjithë ky llumi që i vjen akoma vërdallë partisë së punës e ka mendjen te rublat, se e ka akoma mendjen te Bashkimi Sovjetik,” – deklaroi Shehi.
Mazhoranca së fundmi ka vënë në dukje financimet ruse të opozitës, duke përdorur shpesh termin rubla dhe “bedelët e Putinit”.
Edhe në protestën e 12 nëntorit, kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sollën në vëmendje se si në asnjë nga fjalimet nuk u përmend agresioni rus në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë