Dashamir Shehi zbulon për herë të parë dështimin e negociatave me Berishën

29 Mars 2023 | 14:34

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se nuk u futën në koalicion me Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi këto të fundi zgjodhën që në zgjedhje të dilnin me dy kandidatë për kryetarë bashkie dhe jo me një.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se nëse opozita do të dilnte me një kandidat të përbashkët do  ta mbështeste.

Më tej Shehi nënvizoi se nuk është në një mendim me Berishën e Metën ndërsa shtoi se njerëzit që kanë 30 vite në pushtet nuk kanë shpresë.

“Ka një jetë që i themi që të bëjë një  tentativë për një kandidat të përbashkët. Të gjejë një formulë që do ishte moderne. Të zgjedhë nëpërmjet një sondazhi. Që të zgjeronim më shumë, mbështetësit e opozitës për kandidatin e vetëm duhej një zgjedhje tjetër. Në një farë mënyre këto i kemi kapërcyer në një formë më të madhe që është lufta kundër  Ramës. Qëllimi ishte të nxirrnim një kandidat dhe ta mbështesnim të gjithë si opozitë, kjo ishte detyra jonë.

Kush mendon se duhet të mendojmë të gjithë si Berisha dhe Meta e kanë gabim, sepse ne nuk mendojmë  ashtu, mendojmë ndryshe. Ne kemi ide të tjera për Shqipërinë e të nesërmes.  Njerëzit që kanë  qenë  që  30 vite në pushtet nuk përbëjnë  shpresën e madhe”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024