Datat 10-14 tetor do t’i takojnë kulturës amerikane
Datat 10-14 tetor do t’i takojnë artit amerikan dhe yjeve të Hollivudit. Java do t’i dedikohet krejtësisht kulturës amerikane me muzikë, filma, kulturë, sport dhe argëtim.
I ftuari i nderit të kësaj jave do të jetë ylli i serialit Breaking Bad, RJ MITTE, i njohur për rolin e tij Walt Jr., i cili në një videomesazh të publikuar nga Ambasada Amerikane shprehet shumë i emocionuar për vizitën e tij në kryeqytet.
Filmat që do të shfaqen si pjesë e festivalit të filmit gjatë javës amerikane përfshijnë ‘Forest Gump’, ‘Night at the Museum’, ‘Top Gun Maverik‘ dhe ‘The Shawshank Redemption’.
Në aktivitetin përmbyllës të Javës Amerikane artistët do të performojnë muzikë live nga kolonat zanore të filmave të famshëm të Hollivudit!
Gjithashtu në Këndin Amerikan në Tiranë do të zhvillohen aktivitete për fëmijë.
Të gjitha këto aktivitete do të jenë pa pagesë dhe të hapura për këdo që do të jetë pjesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali