Debat në Komision, Çupi: Paguhen 788 punonjës në bashki. Kundërshton Ndreu
Deputetja e PD-së Dhurata Çupi është përplasur me kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në Komisionin e Reformës Territoriale, për numrin e punonjësve në bashki.
Çupi tha se 788 punonjës në bashkinë e Lezhës, ndërkohë Ndreu kundërshtoi duke i thënë se janë 450 punonjës.
Ndreu theksoi se 700 e ca punonjës, bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret
Pjesë nga debati:
Pjerin Ndreu: Janë 450 (punonjës të Bashkisë Lezhë) që paguhen.
Dhurata Çupi: Janë 788
Pjerin Ndreu: Moj zonjë e ke gabim. Jam kryetari i Bashkisë. Nuk ka shanse që të kemi 788 numri i punonjësve. Keni marrë shifrën e vjetër nuk është administrata ime.
Dhurata Çupi: Po është shkresa e Ministrisë së Financave.
Pjerin Ndreu: Po tani do të më mbushësh mendjen mua. Ministria e Financave ia ka futur kot. Ajo është bashkë me funksionet e deleguara. Mbase nuk jeni marrë vesh, 700 e ca bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret. Nëse do të ta sqaroj 610 kanë qenë mbi, para reformës dhe kanë qenë 300 e ca me kontrata provizore. Kur kam shkuar në punë ka qenë 1000 e ca. Borderonë e kam firmosur vetë. është ulur numri me vendim këshilli. Janë vendimet aty, ua bëj prezent kur të doni. Unë jam kryetari i bashkisë, po flas me kompetencë, jo si në kafe. I ke mbledhur bashkë.
Anila Denaj: Këshilltarët të marrin në vëmendje dhe të saktësojnë me shkrim.
Pjerin Ndreu: Janë funksionet e deleguara që paguhen nga qeveria. Denaj: Ja do e saktësojmë shkresën me këshilltaren.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West