Deborah Keçi organizon maratonën e parë në Durrës, me synimin për të rikonstruktuar një shkollë

5 Shkurt 2020 | 11:25

Ajo është një ish-kampione noti dhe dëshiron t’i kthejë Durrësit energjinë. Deborah Keçi është vajza që po organizon maratonën e parë në qytetin bregdetar, të titulluar “Një hap për Durrësin”.

“Prej shumë kohësh kisha dëshirë të realizoja një aktivitet sportiv për qytetin tim duke qenë se Durrësi është cilësuar qyteti më dembel i Shqipërisë. Pse jo, unë Deborah që përfaqësoj një vajzë aktive dhe të shëndetshme dhe që promovon sportin, të mos e bëj këtë gjë në qytetin tim”, u shpreh ish-notarja.

Me paratë e mbledhura nga regjistrimet në maratonë, Deborah ka vendosur të kontribuojë për të rikonstruktuar shkollën “Njazi Mastori” në Sukth, të boshatisur tashmë nga nxënësit. Drejtori i shkollës, Luan Vora ndan me të nevojat më imediate. Dëshira e 27-vjeçares është të përmirësojë terrenin sportiv në shkollë.

“Të gjithë ata që kanë kontribuar duan të shikojnë nxënësit e shkollës të futur brenda, gati për të nisur procesin mësimor normalisht. Ku ka gjë më të bukur pasi pikërisht në bankat e shkollës fillon ritmi dhe energjia e jetës”, tregon duke qeshur Deborah.

Kujtimet më të bukura të Deborës nga qyteti i Durrësit janë të lidhura me kohën kur ajo ishte e angazhuar si notare profesioniste ne ekipin e Teutës.

“Është pikërisht ky qytet që më ka formuar mua si Deborah dhe që më ka bërë mua një vajzë të fortë dhe një vajzë që këmbëngul dhe që i vë qëllime vetes, duke punuar fort për t’i arritur ato. Tani është koha që unë t’ia kthej pas këtë dhuratë që mua më ka bërë ky qytet”, shprehet ajo.

Maratona do të nisë prej sheshit “Liria” në Durrës, më 23 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026