Deklarata e David Wisner për Berishën, Qafoku: Do ketë ndëshkime të tjera…
I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka zgjedhur Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme për politikën dhe shoqërinë shqiptare. Wisner në një intervistë që ka dhënë për “Panorama.al”, thekson se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërinë, dhe mbështet fort SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar.
Ndërkohë pedagogu Roland Qafoku në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se kush e drejton Ambasadën Amerikane nuk bën politikë personale.
Teksa u ndal te rasti i Sali Berishës që është shpallur ‘non grata’ në SHB, theksoi faktin se ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, e ka thënë se do të ketë persona të tjerë të shpallur ‘non grata’, mes tyre politikanë e biznesmenë.
Askush që drejton ambasadën amerikane nuk bën politike personale. Ju mendoni se me ikjen e Yuri Kim, aty do të vinte dikush dhe do të thoshte se ajo që iku para meje ia fuste kot. Diplomacia amerikane nuk funksionon kështu. Diplomacia amerikane dhe për një veprim duhet të njoftoj DASH që ta bëjë një gjë të tillë.
I dërguari me punë e ka thënë po aq qartë sa dhe Yuri Kim, që ne nuk duhet të lumturohemi që një nga personalitetet më të mëdha shqiptare si Sali Berisha është “non grata’ , por nuk ka politikë personale nga Ambasada Amerikane. Berisha nuk la asgjë me asnjë por e ka vetëm me DASH. E ka thënë dhe Kim që DASH do të ketë emra të tjerë, politikanë, biznesmenë, që do të sanksionohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta