Deklarata e fortë e Manjanit: Në dosjet belge ka dëshmi të personave…
21 urdhër arreste u lëshuan nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se nëse hetimet e SPAK janë bazuar vetëm në përgjimet e SKY ECC nuk të çojnë askund, pasi përgjimet janë vetëm fjalë dhe jo prova.
Sipas tij, drejtësia belge mund të ketë prova konkrete lidhur me këtë çështje, pasi ka të dhëna se kanë dëshmi të personave të marrë prej tyre.
“Ka vrasje të pazbuluara të tipit mafioz në Elbasan, ka ngjarje që lidhen me shumë elementë, duke qenë se Elbasani ka qenë një njollë e kuqe për krimin. Të gjithë ministrat e Brendshëm kanë pasur si synim marrjen në kontroll të forcave të policisë në Elbasan. Nëse janë bazuar vetëm të SKY janë lodhur kot se ato janë llafe kot. Vetëm për veprën penale të shpifjes është provë fjala, dyshoj që mund të ketë gjëra më shumë. Drejtësia belge ka qenë shumë aktive, në dijeni time ka dëshmi personash të marra atje që janë shumë afër aktivitetit të provueshmërisë se SKY ECC. Janë disa çështje me shqiptarë në Belgjikë. Belgët janë shumë të vëmendshëm edhe për shkak të kontakteve të mira të SPAK, nëse janë kryqëzuar me të dhëna, jemi pranë një hetimi të mirë”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 10:49 Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore
- 10:41 Bashkia Vlorë nis zbatimin e Amnistisë Fiskale për Detyrimet Vendore, zbardhet skema e plotë
- 10:40 Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
- 10:30 Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
- 10:15 Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari
- 10:13 Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore