“Deklaratat e Trump, mediatike”, ambasadori i Ukrainës: SHBA vijon të na mbështesë

25 Shkurt 2025 | 11:51

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymir Shkurov tha në një intervistë për Euronews Albania se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë partneri më i rëndësishëm i Ukrainës.

Teksa komentoi deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që solli edhe përplasjen në distancë mes dy liderëve, Shkurov tha se këto deklarata janë “më tepër për mediat dhe jo thelbësore”.

“Presidenti i 47 i Amerikës është zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli amerikan. Ukraina vazhdon të bashkëpunoj me administratën e Trump, ne i shikojmë në mënyrë të vëmendshme deklaratat, e kuptojmë që shumica janë më tepër për mediat sesa thelbësore. Dje ka qenë samiti në Kiev ku u takuan edhe vendet e G7, dialogu vazhdon dhe Trump ka njoftuar mundësinë e takimit me presidentin Zelensky shumë shpejt…Amerika vijon të jetë partneri më i rëndësishëm i Ukrainës, kemi marrë një ndihmë të madhe nga Amerika, NATO, Bashkimi Europian. Por pa praninë e SHBA situata do vështirësohet për Ukrainën”, tha ambasadori i Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026