“Dembele do i bashkohet PSG”, Xavi: Më dhemb sepse mendoj se ne jemi kujdesur për të
Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele do t’i bashkohet Paris PSG kështu ka deklaruar trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez.
26-vjeçari francez ishte një nga zëvendësuesit që nuk doli në fushë në në miqësoren para-sezonale, 1-0 të Barcelonës ndaj Milan në Las Vegas të mërkurën
“Ai thotë se e ka këtë propozim dhe se ka vendosur të largohet. Është vendim i tij personal”, tha Xavi.
Dembele ka shënuar 40 gola në 185 ndeshje që kur iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmund për 135 milionë euro në vitin 2017.
“Do të jem shumë i qartë. Dembele ka qenë shumë i drejtpërdrejtë, për propozimin që kishte nga Paris St-Germain, prandaj ai nuk ka luajtur sot.
Më dhemb sepse mendoj se ne jemi kujdesur shumë për të këtu, në mënyrë që ai të jetë i lumtur”-ka deklaruar trajneri katalanas.
Dembele nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare me Barcelonën vitin e kaluar pas një sezoni në të cilin ai dha më shumë asistime në La Liga.
Ai ishte pjesë e kombëtares franceze që arriti në finalen e Kupës së Botës në dhjetor, por një dëmtim në kofshë bëri që ai të humbiste pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit që Barcelona e mbylli me fitoren e kampionatit.
Dembele shënoi në fitoren 3-0 të së shtunës ndaj Real Madridit në Dallas, e dyta nga tre ndeshjet në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë