Dëmtime e syrit tek fëmijët, mjekja: Vijnë me djegie nga lëndët kimike apo shpime

13 Prill 2026 | 18:13

Pranvera shton rastet e urgjencave të syrit në spitalin Francez pranë QSUNT. Kirurgia Oftalmologe Alketa Tandili gjatë një interviste për emisioni Health o’clock, bëri të ditur se çdo muaj mesatarisht 10 fëmijë përfundojnë në sallën e operacionit si pasojë e lëndimit të syrit me mjete shpuese.

“Kur syri dëmtohet nga një mjet shpues apo çarës dhe ne kemi mesatarisht 5 deri në 10 fëmijë në muaj që i trajtojmë kirurgjikalisht për këtë problem. Në këtë rast rrezikohet qoftë syri si organ, që s’duhet çuar në  heqjen e organit, dhe shikimi. Sepse syri është shumë delikat dhe rikonstruksioni I tij në kushtet që ne kemi është shumë i vështirë”, tha Prof.Asc Alketa Ajazi Tandili. 

Kjo nuk është e vetmja urgjencë, që dërgon fëmijët në spital. Djegiet e syrit me solucionet që përdoren për pastrimin e shtëpisë apo dhe ato që përdoren në bujqësi janë gjithashtu prezente thuajse çdo ditë.

“Djegiet kimike janë urgjenca të menjëhershme, prindërit duhet të jenë të alarmuar, duhet të jenë të kujdesshëm me kimikatet që përdorin në shtëpi për pastrimin e shtëpisë apo bojërat që përdorin në shtëpi, apo dhe gjithë kimikatet që përdoren  për pesticide qoftë dhe gëlqerja është një dëm shumë i rëndë në sy, dhe nëse ajo ndodh bilaterale në dy sytë, dhe nuk reagohet në kohë humb shikimin fëmija”, shprehet mjekja.

Kontakti i këtyre lëndëve me sytë jep menjëherë shenjat e para që duhen vlerësuar nga prindi dhe duhet kërkuar ndihmë mjekësore urgjente.

“Menjëherë fëmija loton nuk i hap dot sytë, syri që është dëmtuar skuqet, nuk duron dritën, këto janë sinjale që duhet kërkuar ndihmë”, thotë mjekja.

Mjekja apelon që prindërit të jenë të vëmendshëm për të parandaluar aksidente të tilla të cilat mund të rezultojnë me humbjen e shikimit,

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026