Denoncoi tenderin 2.3 mln euro, Indrit Hoxha: Ja shkeljet që janë bërë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Indrit Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Vorës, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania për të folur rreth një denoncimi që ai ka bërë mëngjesin e sotëm në SPAK.

Ai ka bërë një kallëzim penal për një tender 2.3 milionë euro për bashkinë e Vorës. Hoxha tha se SPAK duhet të shkojë sa më shpejtë në Bashkinë e Vorës pasi nëse sot ky tender i rëndon qytetarët me 2.3 milionë euro, shumë shpejtë do shkojë 14 milionë euro.

“Ka dy probleme, e para mënyra se si është bërë prokurimi publik, është bërë pa shpallje, ka vetëm një firmë dhe fituesi është me çmimin maksimal të procedurës. E dyta është zbatimit, sepse shkelje ka edhe në zbatim. Nuk ekziston fare si punë e zbatueshme në  Bashkinë e Vorës kjo procedurë tenderimi e cila i rëndon qytetarët 2.3 milionë euro. SPAK duhet t’i drejtohet Bashkisë së Vorës të sekuestrojë dokumentacionin, të shikojë se si është bërë procedura.

- Advertisement -

Në shkeljet ligjore i kemi në kallëzimin penal, ekspertët tanë kanë gjetur çdo shkelje që është bërë për këtë procedurë. I kemi depozituar sot pranë Prokurorisë së Posaçme, tashmë është detyrë e saj të bëjë verifikimet e tjera. Se kjo nis me 2.4, por do përfundojnë më 14  milionë euro. Ky është kallëzimi i parë, por janë edhe 9 procedura të tjera”,-tha Indrit Hoxha.

I pyetur nëse këto denoncime do vazhdojë t’i ndjekë edhe pas 14 majit, në rast se nuk fiton zgjedhjet ai tha se denoncimet nuk kanë lidhje fare me fushatën.

“Këto denoncime nuk kanë lidhje me fushatën. Jo vetëm që do i ndjek po do i vazhdojë edhe më thellë në Bashkinë e Vorës”,-tha për Euronews Albania Indrit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Shfaqja “7 minuta”, drama që bëri bashkë 11 aktore të jashtëzakonshme

Njëmbëdhjetë gra në mëshirën e frikës së humbjes së punës, detyrohen të bëjnë një përpjekje heroike arsyetimi për të mos iu nënshtruar ligjit të...

“S’kishe ç’të haje”, rrëfimi i Mulaj: Katastrofa që çoi në lëvizjen studentore

Vladimir Mulaj, avokat dhe ish-student i Dhjetorit të vitit 90’ tregoi në një intervistë për Euronews Albania më shumë rreth katastrofës që çoi në...

Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk justifikon ndëshkimin kolektiv të palestinezëve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të premten se brutaliteti i Hamasit nuk mund të arsyetojë kurrë “ndëshkim kolektiv”...

TË FUNDIT

Arrestohet në Kosovë “baroni” i Fushë-Kuqes, Gëzim Çela

Gëzim Çela, i cili njihet si baroni i Fushë-Kuqes, është arrestuar në Kosovë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për...

Scaloni “sinjale” lamtumire: Argjentina meriton një trajner tjetër, nuk jam i duhuri

Deklaratat e shpeshta të trajneri Lionel Scaloni kanë trembur drejtuesit e federatës argjentinase të futbollit, me 45-vjeçarin i cili ka dhënë sinjale lamtumire. Diçka e...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×