Deputeti gjerman: Ballkani i Hapur, vetëm një element i Procesit të Berlinit

14 Korrik 2022 | 09:25

Deputeti i budestagut gjerman, Adis Ahmetoviç deklaroi se Procesi i Berlinit është një mesazh i qartë për Ballkanin Perëndimor, se Gjermania do të koordinojë procesin midis gjashtë vendeve.

Në një deklaratë për mediat në Tiranë, ai u shpreh se nisma rajonale Ballkani i Hapur është një ide e mirë dhe nuk mund t’i thuhet kategorikisht jo.

Por ai theksoi se Ballkani i Hapur është vetëm një element i Procesit të Berlinit.

“Gjëja e mirë është që kancelari Olaf Scholz ka një interes të madh për Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit do të qëndrojë, nuk është proces i Brukselit. Është një mesazh i qartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që Gjermania do të vazhdojë të ketë koordinimin e procesin midis të gjashtë vendeve. Ideja e Ballkanit të Hapur, përgjithësisht nuk është një ide e keqe, është një ide e mirë. Çdo ide për të ndërlidhur gjashtë vendet është e mirë.

Në krye të këtij bashkëpunimi midis të gjashtë vendeve kemi Procesin e Berlinit dhe procesi i Ballkanit të Hapur mund të jetë vetëm një element i këtij procesi të jashtëzakonshëm dhe të madh të Berlinit. Këto ditë, kancelari do të zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Pra, nuk mund t’i themi kategorikisht jo Ballkanit të Hapur, duhet t’i japim një shans kësaj ideje, por është vetëm një element i Procesit të Berlinit dhe kreu i këtij procesi është Berlini dhe jo Ballkani i Hapur.”, theksoi Ahmetoviç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026