Deputeti gjerman: RMV-ja të miratojë ndryshimet kushtetuese për propozimin francez

31 Gusht 2022 | 21:27

Deputeti gjerman, Michael Roth i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të miratojë ndryshimet kushtetuese, pasi sipasj tij, kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Roth, i ka bërë këto deklarata pas një vizite që ka realizuar më 31 gusht në Shkup.

Ai është shprehur se ndryshimet kushtetuese nuk janë të lehta, por duhet të ndodhin me angazhimin e të gjitha subjekteve politike.

“E di që nuk është e lehtë për shumëkënd kur bëhet fjalë për ato ndryshime kushtetuese, por secili duhet ta pyesë veten, jo si mund ta ndihmojë partinë time, por si mund ta ndihmojë dhe të kontribuojë për vendin tim”, theksoi Roth pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.

Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026