Deputeti i AAK ‘shigjeton’ Kurtin: Na ka futur në konflikte me ndërkombëtarët
Deputeti i AKK-së, Shemsedin Dreshaj ka komentuar aksionin opozitar për largimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti i ka futur në konflikt me ndërkombëtarët, të cilët tashmë po heshtin në lidhje me problemet në Kosovë.
Ai solli dhe disa fakte që sipas tij kanë ndikuar në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët.
“Kurti bëri hapa të gabuar dhe pastaj tërhiqet çdo herë. Praktikisht ne kemi një menaxhim minor që menaxhohet nga forcat policore që ne nuk e duam fare. Të njëjtën gjë kemi parë dhe me segmentin ndërkombëtar siç janë SHBA dhe BE, me të cilët na ka sjellë në situata konfliktuale që nuk i kemi pasur asnjëherë. Kemi luftuar shumë në vitin 1990 që të krijojmë miq nga askushi dhe kemi arritur t’i krijojmë. Sotato miq që ne kemi çliruar vendin kur po na flasin nuk i dëgjojmë. Përshembull kërkesa që të mos hyjnë njësitë speciale në Veri, kërkesa që të mos instalohen me dhunë kryetarët në komunat veriore, sanksionet e BE që na u vunë, veprimet aktuale politike dhe ekonomike që është duke i ndërmarrë SHBA. Heshtja e SHBA në raport me problemet tona është e mjaftueshme”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbia i mohon vazhdimin e lejes së qëndrimit aktivistit rus kundër luftës
- Partizani synon fitoren, të kuqtë favoritë ndaj Escaldes, Ballkani përballë Larne
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë