Deputeti i PS: Listat e Hapura 100% krijojnë vështirësi për promovimin e të rinjve

27 Janar 2024 | 14:01

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, është shprehur se Listat e Hapura 100% krijojnë vështirësi në promovimin e figurave të reja politike.

Komentet Pëllumbi i bëri në Euronews Albania, ku komentoi punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai tha gjithashtu se përderisa partitë politike ekzistojnë, atëherë sipas tij, kryesia e këtyre partive duhet të ketë ndikim në zgjedhjen e deputetëve, pasi në të kundërt, nuk do ekzistonin forcat politike.

“Kushtetuta thotë se lista e deputetëve duhet të jetë jo më pak se 2/3 e hapur. Një listë 100 % e hapur i krijon vështirësi një personi jo shumë të njohur, një të riu. Partitë politike janë ato që janë mes pushtetit dhe elektoratit.

Kjo ideja që krijohet se kryetari ka këtë fuqi, apo kryesia ka këtë fuqi, nuk është kështu. Nëse njerëzit që do të vendoseshin vetë, nuk kishte rëndësi që të ishin partitë politike. Përsa kohë janë partitë politike, normal që ndikojnë në emrat që vendosen. Politikanët duhet të diskutojnë dhe vendosin se cili variant është më i mirë.

Ne kemi për të diskutuar votën e emigrantëve. Edhe këtu ne duhet të diskutojmë me ekspertë të fushës. Por ne mendojmë se e kemi bërë detyrën tonë, por janë aktet nënligjore që vendosin për votën e emigrantëve. Ajo që PS e ka kërkuar me forcë është depolitizimi i sistemit zgjedhor. Nëse do të biem dakord që të kemi edhe votim dhe numërim elektronik, atëherë kjo bëhet më e thjeshtë”, tha Pëllumbi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026