Deputetja ukainase: Rusia nuk po negocion, diskutimet në Riad nuk ishin për paqen

19 Shkurt 2025 | 11:20

Maria Mezentseva, deputete ukrainase ishte e ftuar në Euronews Albania teksa ka folur lidhur me diskutimet që janë mbajtur mes SHBA-së dhe Rusisë në Riad një ditë më parë, se si janë parë ato nga pala ukrainase.

Ajo thekson se Rusia nuk po përpiqet të negociojë dhe diskutimet në Riad nuk po drejtohen tek paqja.

“Nuk mund ta quajmë startim të saktë të negociatave. Qëndrimet e Ukrainës nuk janë thjeshtë për Ukrainën, por agresioni rus në Ukrainë bën që të mos shohim në tryezën e negociatave as vendin tonë por as Evropën, Turqinë, pra shtetet e tjera evropiane. Kjo është diçka shumë kritike pasi kur këto sanksione u listuan bashkë me partnerët ndërkombëtarë, ka qenë një vendim unanim të përgjigjen ndaj agresioneve”, tha Mezentseva.

Politikanja ukrainase nuk e quan të drejtë të flitet për Ukrainën me qëllimin për t’u kthyer kundër saj, duke nënkuptuar se ajo çfarë ukrainasit duan, është drejtësia. Sipas deputetes, Rusia po ndikon dhe po imponon Presidentin Trump për qasjen e këtij të fundit kundër Ukrainës.

“Asnjëri nuk mund të flasë për Ukrainën pas shpinës së saj. Ajo çfarë ka ndodhur në Riad me partnerët ekonomikë, nuk po na drejtojnë tek paqja. Ne duam drejtësi pasi kemi sasi të madhe deportimesh ilegale fëmijësh në Rusi, kemi ende shumë të burgosur  dhe civilë në burgje. Çfarë negociatash janë këto kur Rusia ulet në tryezë dhe përpiqet të bind Presidentin e Amerikës për qasjen e tij,  duke na lënë neve në errësirë, duke na prerë energjinë, duke sulmuar shumë qytete si Odesa, Kharkiv. Nuk mendoj që është një mënyrë e drejtë kjo për të treguar qëndrimiet e tua dhe synimet për paqe”, tha Maria Mezentseva.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026