Derbi Tirana-Partizani, policia plan masash! Njoftohen rrugët që bllokohen
Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes “KF Tiranës” dhe “Partizanit”, e cila zhvillohet sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Sipas njoftimit, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit do të bllokohen Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe të gjitha zonat përreth stadiumit.
Për sa i përket itinerareve të tifozerive, tifozët e Tiranës do të nisen nga Teatri i Kukullave, duke vijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kthim te ETC dhe më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali II”, për t’u drejtuar në hyrjet e stadiumit. Ndërkohë, tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha”, drejt urës “Vasil Shanto”, më tej në kryqëzimin “Komuna e Parisit”, rrugën “Sulejman Delvina”, zonën e Librit Universitar, Presidencën dhe në fund drejt hyrjeve të stadiumit.
Policia nënvizon se nuk do të lejohet grumbullimi apo devijimi i tifozëve jashtë rrugëkalimeve të përcaktuara. Para hyrjes në stadium do të kryhen kontrolle të rrepta për sende të ndaluara si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë dhe lëndë piroteknike. Çdo tifoz duhet të ketë dokument identifikimi, ndërsa shtetasit pa dokument nuk do të lejohen të futen në stadium.
Po ashtu, fëmijët nën 16 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit, pavarësisht biletës së tyre. Nuk do të kenë akses në stadium as tifozët e identifikuar më parë nga Policia si problematikë.
Policia e Tiranës u bën apel tifozëve të respektojnë masat e përcaktuara dhe qytetarëve të shmangin lëvizjet me automjete në segmentet e bllokuara gjatë orareve të ndeshjes, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 13:54 Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut