Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

6 Dhjetor 2025 | 13:11

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, duke dërguar në gjyq 27 të pandehur.

Më konkretisht, të pandehurit janë:

Arben Ndoka, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Ervis Martinaj, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi, alias Elson Kacorri, Të pandehurit Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka, Tori Xhecuka, Florenc Kelmendi, Ardit Gjokrosa, Durim Bami, Endrit Dokle, Altin Morina, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega, Elton Zalla.

Grupi i strukturuar kriminal u zbërthye nga përgjimet e SkyECC, ku dolën në pah planet për vrasjen e dy vëllezërve Durim e Valter Bami.

Sipas SPAK, gjatë vitit 2020, Arben Ndoka dhe dhëndri i tij Arian Turku, si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal,  siguruan kushtet dhe mjetet për të vrarë Durim dhe Valter Bamit, ndërsa më 3 Korrik 2020 ndihmuan e paligjshme të Aldo (Elidon) Avdylit nga Mali i Zi.

Lidhur me këtë,  ato bashkëpunuan me Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli dhe Marklen Haka.  Ndoka dhe Turku, bashkë me Samuel Ndokën, Vinçens Tukun, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, planifikuan më 1 dhjetor 2020 edhe vrasjen e Aleks Ndrekës,  i njohur si “Leksi i Druve”, e cila mbeti në tentativë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të...
18:07 | 13/07/2026

Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës

Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet...
17:34 | 13/07/2026

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026