Dëshmitë nga tragjedia në Himarë | 5 zhvillime kryesore

3 Gusht 2022 | 22:30
  • ‘Manovra u krye me gjakftohtësi’, i riu përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë

Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase, ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur 7 vjeç.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se skafi kishte një fuqi motorike të fuqishme dhe trupin e vajzës e nxori nga deti i ati i saj.

Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar.

Lexoni për më shumë: ‘Manovra u krye me gjakftohtësi’, i riu përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë

Erind Çelmeta
  • ‘Fëmija u vra në breg të detit’, deputeti i PD-së tregon për tragjedinë në Himarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku deklaroi se ngjarja e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një mjet lundures, ishte shumë e rëndë, teksa vetë ai ndodhej shumë pranë aty.

Për “Euronews Albania”, Çollaku u shpreh se mjeti lundrues ishte shumë i fuqishëm dhe mbërriti në breg të detit, aty ku dhe përplasi fëmijën e mitur duke i shkaktuar vdekjen.

Lexoni për më shumë: ‘Fëmija u vra në breg të detit’, deputeti i PD-së tregon për tragjedinë në Himarë

Kreshnik Çollaku
  • Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një xhungël ku nuk funksionon ligji

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se sipërfaqja detare në Shqipëri është e pakontrolluar dhe është si një lloj xhungle ku nuk funksionon rregulli dhe ligji.

Për “Euronews Albania”, ai u shpreh se sipërfaqja detare ka nevojë të trajtohet si sipërfaqja tokësore, pasi është më e rëndëshime.

Lexoni për më shumë: Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një xhungël ku nuk funksionon ligji

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
  • VIDEO | Manovra të rrezikshme me mjete lundruese në plazhet e Durrësit

Edhe pse një ditë më parë u shënua një tragjedi në plazhin e Potamit në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf, sërish mjetet lundruese qarkullojnë në plazhet e vendit, në zonat pranë pushuesve duke rrezikuar jetët e tyre.

Nga videot e siguruara nga “Euronews Albania”, shihet se në plazhin pranë Portit në Durrës, dy persona drejtojnë mjete lundruese në një distancë të afërt me pushuesit, duke kryer manovra të rrezikshme.

Ndër, në Gjirin e Lalzit, një tjetër person drejton mjetin lundures shumë pranë bregut të detit dhe pushuesve të cilët ndodhen aty.

Lexoni për më shumë: VIDEO | Manovra të rrezikshme me mjete lundruese në plazhet e Durrësit

Mjetet lundruese rrezikojnë jetën e pushuesve në plazhet e Durrësit
  • Edhe sot ka mjete lundruese të pakontrolluara në Himarë, thotë Rudina Hajdari

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë së në plazhet në jug të vendit, edhe sot ka mjete lundruese të pakontrollurara, pavarësisht tregjedisë së djeshme në Potam të Himarës, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf.

Nga Himara, Hajdari u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë, pasi sipas saj, këto mjete dhe ata që i drejtojnë në mënyrë jo të rregullt, përbëjnë rrezik për pushuesit.

Lexoni për më shumë: Edhe sot ka mjete lundruese të pakontrolluara në Himarë, thotë Rudina Hajdari

Rudina Hajdari
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026