Dita ndërkombëtare e gjuhës arabe, konferenca e 2-të me pjesëmarrjen e studiuesve

19 Dhjetor 2023 | 18:09

U zhvillua në Tiranë konferenca e dytë ndërkombëtare për të festuar Ditën Ndërkombëtare Të Gjuhës Arabe, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe njohësve të mirë të kësaj kulture.

A e kishit menduar ndonjëherë se egziston një gjuhë, që ka 100 sinonime të fjalës dashuri, ndjenjës më të bukur të jetë?

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe është kremtuar në Tiranë përmes një aktiviteti “Arabishtja – gjuha e poezisë dhe e arteve”, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe njohësve të mirë të kësaj kulture.

Nën drejtimin e prof. asoc. dr. Adriatik Derjaj, shef i Departamentit të Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, të pranishmit ndanë pikëpamje mbi rëndësinë e komunikimit mes gjuhëve.

“Sot po flasim per festimit e Gjuhes Arabe, ne lidhje me rendesine e madhe qe ka Gjuha Arabe ne perhapjen e kulturës”, tha i ngarkuari me punë i Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah Al-Shehri.

Mbretëria e Arabisë Saudite po bën të pamundurën për të përhapur gjuhën e poezisë, gjuhën e arteve që ne po festojmë sot.

Qytetërimi arab është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, një urë e rëndësishme kulturore që vendosi lidhjet mes trashëgimisë së botës antike me qytetërimin europian në shekujt XII – XIV.

Arabishtja është një gjuhë që për momentin është në zgjerim. Është një gjuhë që flitet nga qindra milionë banorë në botë, që e kanë gjuhë amtare rreth 300 milionë njerëz, dhe është një gjuhë që për shkak të fesë, flitet nga mbi një miliardë besimtarë të fesë islame, në dialekte të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026