Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve pritet me protesta në Kosovë

1 Maj 2023 | 09:15

Bizneset e vogla të kryeqytetit dhe Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës me rastin e 1Majit, Ditës së Punëtorëve, do të protestojnë në Prishtinë. Nga ana tjetër Partia Socialdemokrate për këtë ditë organizon një aksion para Qeverisë së Kosovës.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar, do të protestojë për gjendjen e rënd të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës.

Bizneset e vogla do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 09:00.

Sabudin Hasani, përfaqësues i shoqatës “bizneset e vogla”, i ka thënë KosovaPress-it se protesta do të mbahet kundër padrejtësisë dhe diskriminimit që po u bën komuna në shfrytëzimin e hapësirave publike.

Sipas tij, bizneset në këtë protestë po ashtu do të kërkojnë vazhdimin e lejeve për kioskat, pasi ata tash e një vit e gjysmë i kanë bërë kërkesë komunës por se ajo nuk ka përfunduar këtë proces.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026