Ditët e Europës mbërrijnë në Gjirokastër, ja aktivitetet që po zhvillohen
Ditët e Europës tashmë kanë mbërritur edhe në Gjirokastër me një program të pasur aktivitetesh. Panaire, ekspozita, transmetim filmash, performanca artistike, etj kanë gjallëruar qytetin e gurtë duke evidentuar dhe promovuar vlerat europiane.
“Ne përfaqësojmë UNICEF me një program i cili do të zbatohet edhe në qytetin e Gjirokastrës, do punojmë në 14 bashki të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe programi ynë synon që të zgjerojë ose të krijojë shërbime të reja për kujdesin social në këto bashki”,- Elsa Zhega, kordinatore e UNICEF.
“Në panairin e sotëm përfaqësojmë fushatën Shqipëria është biodiversitet, që është një iniciativë e financuar nga BE-ja Fushata ka të bëjë me ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri dhe me rëndësinë për ta ruajtur këtë të fundit si një nga pasuritë më të mëdha kombëtare, të vendit tonë”,-tha Klejn Gracani, kordinator PPNEA.
Pjesmarrësit vlerësuan organizimin e Ditëve të Europës në zona të ndryshme të vendit,
” Është shumë pozitive sepse njihemi nga afër me publikun dhe me përfituesit e programeve të ndryshme që zbatohen në rrethe të ndryshme të Shqipërisë”,-tha Elsa Zhega, kordinatore UNICEF.
“I vlerësoj si aktivitete shumë të mira sepse vlerat natyrore të Shqipërisë nuk gjenden në qendër të Tiranës por gjenden në pjesët e shpërndara të Shqipërisë, natyra nuk është vetëm në kryeqytet është në Gjirokastër, është në Shkodër, është në Vlorë dhe kudo rreth e rrotull”,-tha Klejn Gracani, kordinator PPNEA.
Aktivitetet e zhvilluara tërhoqën edhe vëmendjen e turistëve dhe vizitorëve të pranishëm në qytetin e gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit