Djegia e flamurit shqiptar në RMV, 20-vjeçari arrestohet për nxitje urrejtje

4 Dhjetor 2024 | 18:28

Djegia e flamujve po kthehet në trend në Maqedoninë e Veriut. Të rinj që djegin flamuj dhe i shpërndajnë nëpër faqe në rrjetet sociale, për të treguar trimërinë e tyre.

Kështu tentoi të vepronte edhe një 20 vjeçar në qendër të Shkupit, por u kap në flagrancë nga një nëpunës policor dhe përfundoi në paraburgim.

Një javë pasi ndodhën trazirat në Shkup, e më pas edhe në Kumanovë dhe Prilep, policia ka arrestuar 18 persona. Katër prej tyre janë në paraburgim, por gjithsesi askush nga autorët e djegies së flamurit shqiptar në Kumanovë nuk është vënë nën pranga.

Në një video të siguruar, shihet qartë se si dy të rinj vjedhin flamurin shqiptar në një objekt privat, e më pas e djegin.

Edhe pse Ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski, bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe mediave që kanë prova për vepra penale që ti dorëzojnë tek organet e rendit, nuk pati përgjigje konkrete për këtë rast.

“Ju siguroj se për gjithçka që mund të mbledhim prova që dëshmojnë se ka vepër penale do të veprojmë. Ministria e Punëve të Brendshme do të veprojë ndaj të gjithëve që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Secili që nxit çfarëdo urrejtje apo urrejtje ndëretnike e që ka prova, më besoni se do të procedohet”,-tha Pançe Toshkovski, ministër i punëve të brendshme.

Ende nuk ka lajm zyrtar nga Policia as për policin që largoi dhe hodhi në tokë flamurin shqiptar në Kumanovë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026