‘Do bojkotojmë nisjen e vitit akademik’, pedagogët grevë për rritje pagash
Më 15 shtator pedagogët do protestojnë për të kërkuar rritjen e pagave.
Sandër Kovaçi prej 24 vitesh punon si pedagog matematike, por sot ai ndjehet i pavlerësuar.
“Gjendja ime ekonomike sot është më keq se në 98’ kur kam hyrë për herë të parë, pra nga 98 deri në 200 e ca nuk më ka shkuar mendja të plotësoj lotarinë amerikane. Tani kam disa vite që e plotësoj”, thotë Sandër Kovaçi, Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë.
Kovaçi merr afërsisht 80 mijë lekë në muaj.
Pagat variojnë nga 60 mijë lekë për asistent pedagogët deri në 100 mijë lek neto për profesorët.
Në të gjithë vendin sipas kryetarit të Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë ka rreth 5000 pedagogë.
“50% kanë rrogat e shkollës së mesme pasi kryesisht janë asistentë pedagogë. Rritja e kostos së jetesës e ka bërë këtë profil të kalojë në një shterës të varfër. Rritje të pagave ka apsur në vitin 2005 dhe pas asaj nuk ka pasur as indeksime”, shprehet ai.
Për të kërkuar përmirësim të pagave, rreth 300 pedagogë në Tiranë kanë firmosur këtë peticion.
Peticioni për rritjen e pagave nga 1 shtatori do nisë të firmoset edhe nga pedagogët e Universiteteve të rretheve. Nëse nuk do ketë reagim nga qeveria pas protestës së 15 shtatorit, sindikata e punonjësve të universiteteve paralajmëron bojkot të nisjes së vitit të ri akademik.
“Duke parë neglizhencën që na bëri qeveria, bashkë me Ministrinë e Arsimit ne u detyruam të bëjmë një lëvizje”, thotë Qazim Lataj, nga sindikata e punonjësve të Universitetit të Tiranës
Më herët gjatë një interviste për Euronews Albania ministrja Evis Kushi tha se pedagogët nuk u përfshinë në rritjen e pagave që iu bë mësuesve pasi nuk kishte buxhet të mjaftueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid