“Do jetë fatale për Ukrainën”, Peka zbulon skenarin e përballjes me Putin
Eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, ka folur në lidhje me sulmin e ndodhur pak ditë më parë në Moskë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai nënvizoi se çështja është se kush fshihet pas sulmit ndërsa tregoi dhe për skenarin e mundshëm që mund të ketë presidenti rus Vladimir Putin.
Sipas tij, këtë rast Putin po e përdor për ta kanalizuar drejt Ukrainës.
“Ajo që është pothuajse e njohur ose e përcaktuar tashmë, është se këta elementë vijnë nga degë të ISIS. Pyetja që shtrohet nga të gjithë është se kush është porositësi. Kjo lë të nënkuptohet se kush është ISIS. Unë nuk vë në dyshim se këta që kanë kryer aktin, vërtetë mendojnë ose e kanë kryer për llogari të ISIS, po çështja është kush fshihet pas kësaj. Në rastin konkret Putin po e përdor për ta kanalizuar drejt Ukrainës dhe aq më tepër që është gati duke filluar një ofensive të madhe që do të rezultoi fatale për Ukrainën. Në opinionin publik nuk po ngjit kjo ideja e lidhjes me Ukrainën. Deri dje rusët kanë hezituar ta lidhin me ISIS, sot Putin u detyrua ta lidh me ISIS, por tha se do gjejmë se kush është porositësi”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Torturat ndaj terroristëve të ISIS, Dritan Demiraj: Putin s’ka limite
- Gazetari nga Himara: Do shkohet në zgjedhje të parakohshme
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë