“Do ju vras”- Kanosi me hanxhar familjarët, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Autorët e vrasjes së 20-vjeçarit
24 Prill 2025 | 14:12

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur familjarët me një hanxhar në banesën e tij në rrugën “Haki Stërmilli”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar shtetasin E. B., si dhe kanë sekuestruar mjetin prerës që ai mbante në dorë.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se 48-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026