“Do të vij në shtëpi!” Sanduloviç kërcënohet përsëri, flet vajza: Duan ta vrasin
Politikani Nikola Sandulovic, i cili u rrah barbarisht pasi vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duket se po kërcënohet përsëri. Vajza e tij Klara tha në “Good Morning Albanians” se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger.
Sipas Saj personi që po e kërcënon të atin, është i njëjtë me atë që e kërcënoi më parë dhe e “tërhoqi” të dilte nga shtëpia ditën kur u rrëmbye dhe u dhunua barbarisht.
Vajza e Sanduloviç ka arritur ti bëjë foto personit që i ka kontaktuar, sipas saj ai punon te shërbimet sekrete serbe, ndaj ajo thotë se në rrahjen brutale por edhe në kërcënimin që po bëhet babait të saj, ka gisht presidenti Vuçiç.
“I thanë se do e vrasin dhe se askush nuk do e dijë varrin e tij. I thanë se kjo do ndodh shumë shpejt. Interesante është koha kur u telefonua babai im se në të njëjtën kohë Aleksandër Vuçiç ka qnë duke folur për babain tim. Burri që e kërcënoi babain tim punon te shërbimi sekret serb. Unë akuzoj drejtpërdrejt Vuçiç për torturën që iu bë babait tim”,-tha vajza e Nikola Sanduloviç për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- “I paralizuar! S’mund të lëvizë krahun”, Avokati flet për gjendjen e Sanduloviçit
- Vajza e Sanduloviç: Babanë duan ta vrasin në burg, nuk më dhanë informacion për të
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur