“Do të vras”- Kanosi me thikë të moshuarin pas sherrit banal, arrestohet 36-vjeçari

22 Maj 2023 | 13:55

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar shtetasin Andrea Mihaj, 36-vjeç, pasi kanosi me mjet prerës tip thikë, një 65-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas zënkës që pati me bashkëfshatarin e tij të moshuar, 36-vjeçari ka marrë thikën dhe e ka kanosur me jetë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja.

Materialet në ngarkim të Mihaj i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes dijeni për një rast kanosjeje në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u arrestua shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, pasi dyshohet se më datë 20.05.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, në këtë fshat, ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gj. L., 65 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026