Dokumenti/ Plan për përmbytjet në Shkodër, parandalohet rreziku masiv
Përmbytjet në Shkodër do të menaxhohen me një plan të ri, i cili synon të reduktojë sa më shumë rreziqet dhe dëmet në zonë. Ai do të angazhojë dhjetëra institucione, dhe do të zbatohet deri në vitin 2028.
Për Shkodrën ka një plan veprimi që do t’u bëjë ballë përmbytjeve në zonë. Ai shtrihet në kohë deri në vitin 2028 dhe do të angazhojë dhjetëra institucione e organizata.
Dokumenti që do të konsultohet përgjatë 5 muajve të ardhshëm, përfshin masa për parandalimin e përmbytjeve, mbrojtje dhe gatishmëri.
Në Shkodër, janë disa zona ku ekziston rreziku nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, si Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë dhe Bushat.
Përmbytjet e fundit në 2010, 2018 dhe 2021 rezultuan në humbje të mëdha ekonomike dhe mjedisore. Zona e dëmtuar e prodhimeve bujqësore në total ishte 2023 hektarë, e shkaktuar nga përmbytjet në mars 2018. Vlera e llogaritur e dëmit ishte 304 milione lekë, ndërsa për përmbytjet në janar-shkurt 2021 vlera e llogaritur e dëmit ishte 802 mln lekë.
Tashmë dokumenti i ri, i hartuar edhe me asistencës e Bashkimit Europian, do t’u shërbejë institucioneve që të menaxhojnë rrezikun dhe të marrin masa për reduktimin e pasojave të mundshme negative tek njeriu, mjedisi, trashëgimia kulturore dhe aktiviteti ekonomik.
Plani nuk ka një llogaritje të mirëfilltë për kostot në 5 vitet e ardhshme dhe ato janë specifike në buxhetet e bashkisë dhe qeverisë për investimet që do të bëjnë gjatë kësaj periudhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë