Dom Mark Pashkja: Dorëheqja e Papës mesazh edhe për politikanët
Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja tha në një intervistë për Euronews Albania se dorëheqja e ish-Papa Benedikti XVI nënkuptonte një mesazh edhe për politikanët.
Sipas tij, teologu gjerman do të mbahet mend si Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vite, formë kjo për t’i treguar politikës se edhe në atë fushë duhet të ketë momente për dorëheqje.
“Vendimi për të dhënë dorëheqjen nga selia e pasardhësit të Pjetrit ka qenë një vendim i cili është konsultuar vazhdimisht në lutje dhe në një marrëdhënie intime, personale me Zotin. Kjo është për të treguar atë që në fakt qëndron në thelb të çdo identiteti të krishterë e aq më tepër Papës, pra kur një vendim merret nuk është thjesht një vendim që bazohet në nivel racional, por kryesisht në nivel relacional,” – u shpreh Dom Mark Pashkja.
Sot përcillet për në banesën e fundit ish-Papa Benedikti XVI i cili u nda nga jeta më 31 dhjetor. Roma është e blinduar nga forcat e shumta te sigurisë pasi mijëra qytetarë do të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës e cila do të udhëhiqet nga Papa Françesku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë
- 09:43 Tensionet jashtë Kuvendit, policia shpërndan me ujë protestuesit (VIDEO)
- 09:43 Konferenca e Kryetarëve, opozita debat për mosrealizimin e Reformës Territoriale
- 09:29 Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
- 09:27 Tensionet para Kuvendit, shtohen masat e policisë. Mbërrin edhe një makinë ujëhedhëse
- 09:25 Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët. Ndërhyn policia