Dopietë për Uzunin e Cikalleshin! Supergol nga Manaj, fundjava e suksesshme kuqezi
Kur duhen edhe pak ditë nga shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga kombëtarja shqiptare, futbollistët kuqezi po dhurojnë performance pozitive nëpër Evropë.
Turqia është kthyer në kampionatin e kuqezinjve, ku nga ndeshja në ndeshje po shkëlqejnë Manaj, Cikalleshi, Muci, por aty luajnë dhe të tjerë emra potencialë për tu thirrur nga Sylvinho. Sulmuesi lushnjar shënoi një supergol nga goditja e dënimit, edhe pse Sivasspor u mposht nga Alanyaspor në shifrat 1-2. Ky ishte goli i 15-të i shënuar prej tij, duke barazuar Mauro Icardin.
E shtuna rezultoi e suksesshme dhe për Sokol Cikalleshin, i cili realizoi dopietë, ndërsa shkon në kuotën e 11 golave në kampionat. Kavajasi ishte lojtari i ndeshjes ndaj Adana Demirspor, ndërsa u tregua dy herë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Paraqitje fantastike dhe për Myrto Uzunin tek Granada, i cili u rikthye me një dopietë, por skuadra e tij nuk ia doli të merrte pikë ndaj një kundërshtari si Sociedadi.
Berat Gjimshiti shkëlqeu me performancën e tij ndaj Juventusit, ku Atalanta barazoi në shifrat 2-2. 31-vjecari ishte lojtari më i vlerësuar i prapavijës bergamaske. Edhe lojtarët e tjerë të cilët luajnë në Evropë morën vlerësime të larta, ndërsa duke se janë në pritje të një ftese nga tekniku Sylvinho, i cili pak ditë më pas do të publikojë dhe listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret me Kilin dhe Suedinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West