Tramezzani, nostalgjik për kuqezinjtë. Trajneri flet për median italiane: Jam krenar
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt finaleve të kampionatit evropian ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës së futbollit, ndërsa përgëzimet kanë qenë të shumta. Një prej tyre është dhe Paolo Tramezzani, ish trajneri i kombëtares kuqezi në kualifikueset e Euro 2016, periudhë në të cilën skuadra drejtohej nga Gianni De Biassi.
Në një intervistë për Tag24 në Itali, tekniku i Sionit ka rrëfyer emocionet e atij kualifikimi historik, ndërsa është ndalur të flasë për Sylvinhon.
“Jam shumë krenar për rrugëtimin me Gianni-n. E mbaj gjithmonë brenda vetes si kujtim, sepse kam bërë të lumtur një popull të tërë. Është po aq e vërtetë që sot është një ekip ndryshe nga ai, një grup shumë i mirë me elementë të mirë. Sylvinho është shumë i mirë, ai ka bërë një udhëtim të mrekullueshëm, shpresoj që ai të mund të bëjë më mirë se ne në fazat e fundit.
Shpresoj kështu sepse dua të shoh sërish tifozët e lumtur shqiptarë, gati për të mbushur stadiumet. Ne morëm meritat për atë që bëmë në atë kohë, por sot duhet t’i jepet meritë ekipit dhe federatës për mënyrën se si funksionuan”,-tha Paolo Tramezzani, trajner i Sion.
Që prej largimit nga Shqipëria Tramezzani ka drejtuar disa skuadra të ndryshme, e në 2023 iu bashkua Sionit në rolin e trajnerit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)