Dorëheqja e Zaev, brenda 10 ditëve Presidenti duhet të caktojë mandatarin për kryeministër

23 Dhjetor 2021 | 19:29

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e zyrtarizoi dorëheqjen e ish kryeministrit Zoran Zaev i cili u tërhoq për shkak të rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet e fundit lokale.

“Dorëheqja e kryeministrit nënkupton dorëheqjen e të gjithë Qeverisë dhe sipas procedurave Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit. Qeverisë që i përfundon mandati duhet të vazhdojë teknikisht me punë deri sa të zgjidhet Qeveria e re”, u shpreh kreu i Parlamentit, Talat Xhaferi.

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së zyrtarizuar të kryeministrit Zoran Zaev. Deputetja e partisë opozitare maqedonase Dafina Stojanovska akuzoi se pasardhësi i tij Dimitar Kovaçevski nuk do të jetë asgjë tjetër përpos dorës së zgjatur të Zaevit. 

“Zoran Zaev nuk do ti mungojë Maqedonisë së Veriut. Është njeriu që na vendosi në vendin e 111 në listën e Transparency International, jemi vendi me mungesën e investimeve amerikane për shkak të korrupsionit.  Dorëheqja e tij nuk është një akt moral, por një akt shpëtimi”, tha deputetja.

Aleanca për Shqiptarët akuzoi se Zaev është tërhequr për shkaqe personale. Për të zgjidhja është qeveria teknike.

“Duhet të jemi Qeveri teknike ashtu siç jemi deklaruar zyrtarisht, por Aleanca për Shqiptarët gjithmonë është e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare atëherë kur ato do të jenë të nevojshme”, shprehet Ilire Dauti, koordinatore e grupit parlamentar.

Qeveria e ardhshme duhet të zgjidhet në mesin e janarit dhe do ketë para vetes sfidë të madhe për tejkalimin e krizës energjetike, pandemisë dhe ekonomisë së rënduar. Kryeministri i ardhshëm pritet të jetë Dimitar Kovaçevski, zëvendës ministri aktual në dorëheqje i financave dhe kryetari i LSDM së. Mandatari i ri për kryeministër ka 20 ditë afat për të paraqitur në kuvend përbërjen dhe programin e ri të qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026