Dosja e hakerimit të email-eve të SPAK-ut, Berisha: Të akuzuarit përmendin edhe Ramën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp këtë të premte, foli në lidhje me dosjen e hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK-ut.
Berisha deklaroi se ka marrë një mesazh, i cili sipas tij përmban të dhëna nga dosja hetimore, duke e cilësuar si një fakt tronditës përmendjen e kryeministrit nga të akuzuarit.
“Tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK-ut, hakeruesi përmend emrin e Ramës”, tha Berisha.
Berisha publikoi disa pasazhe për të cilat tha se janë nga dosja, ku evidentohet komunikimi mes personave të përfshirë në çështje.
“Sipas dosjes, më datën 12 shkurt 2025, në orën 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si një faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut. Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen ‘ah, mos e hapsha dot’. Në vijim, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një mesazh Zambak Gjonit: ‘se do t’i shkruaj Ramës dhe hajt t’ua bëjmë robt’”, lexoi Berisha.
Sipas kreut të PD-së, nga ky komunikim krijohet bindja se Arnold Rrokaj kishte kontaktin e Kryeministrit Edi Rama dhe se synonte t’i dërgonte atij të dhëna nga sistemi i SPAK-ut.
“Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës dhe, sapo të hapte faqen, do t’ia dërgonte Ramës të dhënat. Kjo tregon gjuhën dhe mënyrën e komunikimit mes tyre”, u shpreh Berisha.
Më tej, Berisha shtoi se nga përmbajtja e komunikimeve krijohet dyshimi i arsyeshëm se veprimet e të hetuarit lidhen me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim shpërndarjen e të dhënave te persona të tretë.
Berisha theksoi gjithashtu se, më datën 21 shkurt, rreth 10 ditë pas komunikimeve të para, i hetuari Zambak Gjoni ka kërkuar informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, duke ngritur dyshime mbi interesimin për çështje të tjera penale.

Mesazhi i publikuar nga Berisha
Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin në ngarkim të ish-kreut të Drejtorisë së Burgjeve, Agim Ismaili dhe disa personave të tjerë lidhur me tentativën për thyerjen e e-maileve të SPAK.
“Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Zambak Gjoni i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Agim Ismaili i hetuar në gjendje të lirë dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT