Dosja “Metamorfoza”, SPAK jep pretencën për Gjokën, Bajrin dhe Bistrin

26 Qershor 2025 | 10:07

SPAK ka paraqitur këtë të enjte pretencën për shtatë të pandehurit në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”, për pjesën e ndarë që lidhet me krime të klasifikuara si “të lehta”.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishin të pranishëm edhe të pandehurit Edmond Preka dhe Oltian Bistri, ndërsa prokuroria kërkoi dënimet përkatëse për të gjithë të pandehurit.

Dënimet e kërkuara nga organi i akuzës janë si më poshtë:

  • Behar Bajroviç – 15 vite burgim
  • Pellumb Gjoka – 14 vite burgim
  • Edmond Preka – 11 vite burgim
  • Ardit Hasanbegaj – 9 vite burgim
  • Oltian Bistri – 9 vite burgim
  • Xhevair Lita (ish-prokuror) – 6 vite burgim

Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: korrupsion pasiv dhe aktiv, nxjerrje të sekretit hetimor, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, si dhe përkrahje të autorit të krimit.

Sipas SPAK, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka falsifikuar dokumentacionin me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke në zonën bregdetare të Velipojës.

Ndërkohë, ish-prokurori Xhevahir Lita dyshohet se ka favorizuar lirimin e parakohshëm të Behar Bajrit në këmbim të përfitimeve monetare.

Po ashtu, ish-shefi i forcave operacionale Oltion Bistri akuzohet se ka informuar Gjokën për një operacion policor të parashikuar për goditjen e paligjshme të aktivitetit të lojërave të fatit.

SPAK i bën përgjegjës Astmer Bilalin, Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën për sigurimin e kushteve që do të mundësonin kryerjen e vrasjes së shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Klanthi Musabelli.

Dënimet do të reduktohen me 1/3 në rast se gjykata shpall fajësi, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, pjesa tjetër e dosjes, që lidhet me porositë për vrasje dhe veprat penale të rënda të komunikimit përmes aplikacionit Sky ECC, do të gjykohet në një proces të veçantë me procedurë të zakonshme, për shkak të kompleksitetit dhe rëndësisë së fakteve.

SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e shumës prej 1 milion e 300 mijë eurosh, të sekuestruara më herët si pjesë e hetimeve ndaj pasurive të Oltion Bistrit, ish-drejtuesit të forcave operacionale. Kjo shumë dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe është pjesë e të ardhurave të pajustifikuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026