Dosja ndaj Metës/ Irena Gjoka caktohet gjyqtare e seancës paraprake në GJKKO
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar gjyqtaren Irena Gjoka për të shqyrtuar në seancën paraprake çështjen penale në ngarkim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Shorti elektronik i hedhur në GJKKO ka përcaktuar që dosja të shqyrtohet nga gjyqtarja Gjoka, e cila do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.
Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzat për “korrupsion”, “pastrim parash”, si dhe “mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.
Sipas SPAK, Meta dhe bashkëshortja e tij janë përfshirë në disa veprime të dyshuara penale “në bashkëpunim me funksionarë të tjerë publikë”. Hetimet ndaj tij nisën që në vitin 2019, në kuadër të aferës së njohur si ÇEZ-DIA, ndërsa më vonë janë zgjeruar me një tjetër kallëzim që lidhet me lobimin në Shtetet e Bashkuara, përmes pagesave të padeklaruara me vlera të konsiderueshme në euro.
Kujtojmë se Irena Gjoka ishte dhe gjyqtarja e çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka akuzuar gjyqtaren për fshehje të dënimit në Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjyqtarja e kallëzoi në SPAK për shpifje, Berisha: Irena Gjoka është mashtruese
- Irena Gjoka i kërkoi SPAK ta hetojë, reagon Argita Malltezi: Prokuroria ta sqarojë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit