Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

28 Korrik 2025 | 16:47

GJKKO ka vendosur dërgimin në gjyq të një çështjeje të rëndë penale që përfshin emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Vendimi është marrë në seancën paraprake të kësaj të hëne nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 14 persona, mes tyre Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli. Ata akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, që përfshijnë:

  1. Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje (neni 80 i Kodit Penal),
  2. Pjesëmarrje dhe drejtim në grup të strukturuar kriminal (neni 333/a),
  3. Kryerje veprash penale nga organizata kriminale (neni 334),
  4. Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve,
  5. Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve,
  6. Largim nga vendqëndrimi i të dënuarve, si dhe
  7. Futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në burgje.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, shumë prej veprave penale janë kryer në bashkëpunim të veçantë si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, dhe në disa raste objektivi ka qenë eliminimi fizik i shtetasve të caktuar, mes tyre D.B., V.B., P.Gj., E.M., E.G., A.G. dhe të tjerë.

Në veçanti, emra të njohur si Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli akuzohen për organizim të sulmeve dhe për mbajtje të sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve, ndërsa Leonard Duka dhe Gjergji Cukali akuzohen për drejtim të grupeve kriminale dhe përgatitje për vrasje.

Gjykata urdhëroi formimin e fashikullit të gjykimit dhe depozitimin e tij brenda dhjetë ditëve në sekretarinë e saj. Vendimi nuk është i ankimueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026