Drafti për sigurimin e banesave nga tërmetet shkon për miratim, tarifa në diskutim
Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin detyrueshëm të banesave nga tërmetet ndërsa deri më tani, ligji ka kaluar fazën e konsultimeve dhe mbetet të vendoset tarifa vjetore.
Drafti i hartuar nga Ministria e Financave do të shkojë për miratim ndërsa tarifa që do të paguajnë pronarët e banesave nuk është miratuar ende, por vetë qeveria thotë se shuma do të jetë e përballueshme nga çdo familje.
Përveç familjeve, detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, banesat në proces legalizimi, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre.
Ndërsa buxheti i shtetit financon primin e sigurimit detyrues për shtresat sociale në nevojë.
Kontrata e sigurimit të detyrueshëm mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një ose disa ngjarje tërmeti gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në policë.
Pas tërmetit tragjik të vitit 2019, qeveria vendosi që dëmet nga tërmeti, si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin detyrues të banesave.
Megjithatë, nisma ka shkaktuar debate mbi tarifën, nëse ajo do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, dhe mbi faktin se përfshin vetëm dëmet nga tërmetet, ndërsa fatkeqësitë natyrore që prekin vendin, si përmbytjet apo zjarret, mbeten jashtë mbulimit të sigurimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit
- 19:32 15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
- 19:29 Portieri legjendar i Meksikës i jep fund karrierës me lot në sy
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë