Droga dhe armët drejt Greqisë, Apeli anulon pezullimin e tre policëve në Kapshticë
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rikthyer në detyrë tre punonjës të Policisë së Pikës Kufitare Kapshticë: nënkomisar Y. Dushku dhe inspektorët Denion Myteberi dhe Lirim Hymetllari.
Ata ishin arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por më parë Gjykata e Korçës kishte cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre, megjithatë kishte lënë në fuqi pezullimin nga detyra.
Në vendimin e fundit, Apeli ka shpallur të paligjshëm edhe pezullimin.
Ky vendim lidhet me ngjarjen e datës 7 qershor 2025, kur në Pikën Kufitare të Kapshticës u sekuestruan 6 kilogramë heroinë, armë dhe municione në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë.
Drejtuesi i mjetit, V. B., është vënë në arrest me burg për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve, e mbetur në tentativë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni