Droni zbulon bimë narkotike në Lazarat, 55-vjeçari i kultivonte në oborrin e banesës

5 Gusht 2025 | 10:44

Pas shumë kohësh që emri i Lazaratit nuk përmendej më për kultivimin e drogës, gjatë një kontrolli me dron mbi këtë fshat, Policia e Gjirokastrës ka evidentuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa në oborrin e banesës së një 55-vjeçari.

Në njoftimin e saj, policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij në Lazarat.

Gjithashtu, është sekuestruar me cilësinë e provës materiale një pjesë e vogël e bimëve të ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar përmes djegies.

Njoftimi i policisë

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026