Duhen rreth 500 mijë euro për operacionin e vajzës keniane, thotë Xheni Karaj
Aktivistja Xheni Karaj thotë se duhen rreth 500 mijë euro, për të mundësuar operimin e 22-vjeçares nga Kenia, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Karaj tha se duhet t’i bëhet një thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, që të merret me këtë rast.
“Mendoj që përpos aspektit ligjor, ndoshta tani është e rëndësishme që t’i bëhet një thirrje Ministrisë së Shëndetësisë. Kam folur me shoqen e saj në Instagram. Tani po mendojmë të takojmë të ëmën dhe të organizojmë eventin për disa fonde.
Të paktën ta ndihmojmë, që edhe të ëmës t’i mbuohen disa fonde. Fondi pë operacionin është shumë i madh, rreth 500 mijë euro. Disa kanë nisur një link Go Fund Me, kur deri tani janë mbledhur mbi 9 mijë euro”, theksoi ajo.
Vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.
Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.
22-vjeçarja punonte në nga kaziontë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.
Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës. E reja ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve