Gazetari: Ekspertiza për kenianen, dëmtimet janë njësoj si kur bie nga lartësitë
Ekspertiza nuk ka lënë dyshime për ushtrim dhune. Ishte kjo deklarata e gazetarit Eni Ferhati në “Good morning Albanians” për 22-vjeçaren nga Kenia e cila prej 13 gushtit ndodhet te Trauma në gjendje të rëndë.
“Shenjat të cilat ajo ka në trup, në kokë janë shenja të cilat që eksperti mjeko-ligjor ka dalë në përfundimin që janë shenja të cilat bëhen vetëm në rastet e rënies nga lartësitë,” – tha ai.
Ndërsa theksoi se deklaratat e nënës së vajzës duhet të merren në konsideratë, Ferhati sqaroi se nuk ishte i sigurt nëse deklaratat në Euronews Albania përputhen me ato që ka dhënë para policisë.
“Duhet të kemi parasysh dhe diçka. Komisariati 1 është një komisariat shumë i madh që trajton dhjetëra raste në ditë dhe pikërisht bërja e çështjes mediatike, edhe pse ka kaluar shumë kohë nga ngjarja mund të çojë në zbardhjen e saj pikërisht për shkak të trysnisë pozitive që ushtron media në të tilla raste,” – u shpreh gazetari.
Sa i takon kamerave të sigurisë, Ferhati tha se mund të ruhen për dy muaj dhe tashme ka kaluar më shumë kohë.
Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.
22-vjeçarja punonte në një nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë