Idajet Beqiri përplaset me avokatin e vajzës keniane: Ti s’po jep asnjë informacion
Avokati Idajet Beqiri dhe avokati i vajzës nga Kenia, Henri Bici u përplasën në një debat në “Good morning Albanians”.
Beqiri akuzoi Bicin se nuk po jepte asnjë informacion për vajzën e cila prej 14 gushtit ndodhet e shtruar në spitalin e Trumës në gjendje të rëndë.
“Ju si avokat kur bëni kërkesën i thoni na jepni ato që nuk janë sekrete dhe ata janë të detyruar, pra prokuroria është e detyruar të japë ty edhe fillimin e procedimit penal, deklaratat që janë marrë, dëshmitarët që janë pyetur. Nuk sjellin pasoja në hetim,” – u shpreh Beqiri.
Ndërsa Bici insistonte se nuk mund të jepte asnjë detaj, Beqiri i përgjigjej se nuk po kërkonte detaje, por donte të dinte nëse avokati i vajzës ka informacionet e duhura.
Henri Bici foli për zgjatje afatesh të hetimit, gjë që nuk u pranua nga Beqiri i cili vazhdimisht kërkonte të dinte nëse çështja ishte gati të shkonte në gjyq, pasi u mbushën 3 muaj.
Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.
22-vjeçarja punonte në nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë