English

“Duhet armatim”, Gazetari nga Brukseli: Po luhet me frikën e qytetarëve europianë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Albi Xhunga, gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” tha se është ngritur një lloj alarmi që europianët duhet të armatosen.

- Advertisement -

Lidhur me këtë situatë, ai ngre disa pikëpyetje, duke nënkuptuar se po teprohet dhe po luhet me frikën e qytetarëve europianë duke i paralajmëruar për armatim

“Ka një lloj alarmi dhe ndërgjegjësimi që europianët duhet të armatosen. Amerika edhe nëse nuk ikën me Presidentin Trump, lëvizjet e Presidencës dhe Administratës së Trump kanë mjaftuar për të lëkundur besimin e europianëve.

Nga ana tjetër ngrihen disa teza shqetësuese. A mos po luhet me frikën e qytetarëve europianë? A mos po e teprojnë liderët evropian kur flasin për frikën e ushtarëve rus, ndërkohë që ushtarët rus kanë 3 vjet që kanë ngecur në Ukrainë. Ne e dimë që po ti trembësh njerëzit mund të bësh ç’të duash me ta. A mos liderët europian po e angazhojnë Evropën në plane armatimi të tepruara prej qindra miliardë eurosh? Parë edhe në një këndvështrim tjetër, asnjë shtet që është përgatitur për luftë, nuk ka gjetur paqe.

Besoj që po teprohet disi me diskurin luftarak, sepse kjo Rusi kaq e tmerrshme po humb një mijë ushtarë në ditë”, tha Albi Xhunga.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. Kur inteligjenca thoshte qe Rusia është gati të sulmojë Ukrainën, askush nuk e besonte, të gjithë talleshin, ukrainasit të parët.
    Çudia sot nuk është që Rusia ka ngecur në Ukrainë, por që Rusia po e fiton luftën në Ukrainë, pavarësisht sanksioneve “dërrmuese” të perëndimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?