Dumani përballë deputetëve, Beci: Pse duhet të japë llogari tek subjektet e tij?

20 Korrik 2024 | 21:48

Temë e emsionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte dhe raportimi i kreut të SPAK Altin Dumani përballë deputetëve në parlament.

I ftuar në studio, avokati Eugen Beci, tha se ligji për kreun e SPAK duhet të jetë më i qartë, pasi nuk mund të shkojë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të shkojë të japë llogari tek ata persona që mund të jenë potencialisht subjekt i tij.

Beci tha se ndryshe nga Prokurori i Përgjithshëm, kreu i SPAK nuk zgjidhet nga parlamenti, por nga KLP dhe ndosta duhet të jetë KLP që të shkojë të raportojë në parlament.

“Dua të jap një vlerësim për një konstatim që juristët e kanë patur këto ditë kur e kanë parë kreun e Prokurorisë së Posaçme të raportonte, përballë subjeteve të tij, apo subjekteve potencialisht të tij. Po të shohësh ligjin dhe të shohësh mënyrën se si raporton drejtuesi i SPAK është e turbullt dhe e paqartë se si mundet që drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të shkojë të raportojë në Kuvend. Ligji e prashikon në mënyrë të turbullt dhe shumë të paqartë, thotë që njëherë raportojnë organet e drejtësisë, njëherë, Prokurori i Përgjithshëm dhe njëherë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Kur drejtuesi i SPAK shkon në komisionin e ligjeve, këtu ligji është i qartë që duhet të shkojë të raportojë por jo të japë llogari. Është detyrë e deputetëve të kuptojnë për të bërë pyetje të përgjithshme që shkon në verifikimin e punës kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme.

Pse drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme duhet të shkojë të jap llogari te subjektet e tij, kur nuk zgjidhet nga subjektet e tij. Por zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pse nuk shkon kreu i KLP t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të deputetëve”, tha Beci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026

21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet...
09:29 | 05/07/2026

Aksident në aksin Tepelenë–Krahës, plagosen shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas...
09:03 | 05/07/2026