Durrës/ Aksident në “Rrugën e Portit”, plagoset një 71-vjeçar
25 Shtator 2025 |
22:13
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”, ku një automjet tip Benz ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacionit paraprak nga policia, mjeti drejtohej nga shtetasi M. P., 24 vjeç, ndërsa i lënduari është identifikuar si I. D., 71 vjeç, banues në Durrës.
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 13:14 Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 13:13 Mbreti Charles, monarku i parë që zbulon faturën e taksave